Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Qytetarët kuptuan se fjalimet opozitare, me rimë të Albin Kurtit, nuk përputhen me veprimet e tij qeveritare

Avokati i njohur dhe analist,  Dastid Pallaska,  me shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve vendore dhe humbjen e Vetëvendosjen ka deklaruar se tanimë është e qartë se fitorja e partisë në pushtet me 14 shkurt ishte – para se gjithash – teknike. Fitore për shkak të mungesës së ekipeve kundërshtare në fushë. Ishte kulmi i një fluske të fryrë me gënjeshtra dhe zemërim që kishte bashkuar njerëz që nuk kishin asgjë të përbashkët. Si e tillë, ishte e gjykuar të dështonte shpejtë dhe fortë. Kjo u konfirmua sonte. Për më pak se një vit, qytetarët kuptuan se fjalimet opozitare, me rimë të Albin Kurtit jo vetëm që nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme por as nuk përputhen me veprimet e tij qeveritare. Tërë kjo  për shkak se kandidatët e partisë në pushtet garuan në komunat e tyre vetëm me një argument, bekimin e tyre nga Albin Kurti që – sipas tyre – ju garantonte favorizim nga qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …