Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Ditëve të fundit janë shtuar zërat e deputetëve kundër demarkacionit me Malin e Zi

Në një postim të tij, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkruar se janë shtuar zërat që po thonë se kufiri me Malin e Zi është është në Çakorr e Zhlep. Tash e sa muaj jemi fyer dhe kritikuar ashpër se AAK-ja po shpif kauza për të mbetur në skenë, madje kishte edhe  raste deri në akuza të nivelit te ulët se dikush po i ruan livadhet e veta. Edhe një herë i përshëndes qëndrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin territorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje po thuajse e fshehur e komisionit qeveritar dhe u nënshkrua nga përfaqësuesit e shtetit tonë. Në fund të fundit deputeti nuk i jep llogari Qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim, andaj i lus kolegët e mi që të kenë në konsideratë atë që ju dha besimin ‘popullin’ e jo ata që e krijuan këtë situatë.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …