leoni

Daut Haradinaj: Faik Fazliu është pa gjymtyrë sepse i ka humbur në luftë, duhet pasur kujdes me këtë kategori

Daut Haradinaj: Edhe njëqind qeveri do të rrëzohen nëse cenohet interesi i Kosovës apo preken kufijtë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kjo parti largohet nga koalicioni nëse Kosova preket në territor. Ai thotë që energjitë e AAK-së në opozitë ka qenë që të pengohet heqja e taksës. “Ne e kemi ditë se ajo nuk do të qëndrojë përgjithmonë por nuk kemi pritur të largohet pa asnjë përfitim”. Ai thotë se duke pasur parasysh faktin se kjo qeveri është rrëzuar për 52 ditë, i bie që kanë bërë opozitën më të suksesshme në Kosovë. Deputeti i AAK-së thekson se taksa rrëzoi qeveritë Haradinaj e Kurti por thotë se kjo e fundit u rrëzua pak më ndryshe. Haradinaj potencon se edhe njëqind qeveri do të rrëzohen nëse cenohet interesi i Kosovës apo preken kufijtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …