Daut Haradinaj

Daut Hardinaj: Pas publikimit të video-inicizimit Kusari Lila – Simiq, me apo pa koordinim, protestat janë të pashmangshme

Anëtari i Kryësisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar protesta pas publikimit të video-inicizimit, mes Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku në pjesën e tretë ajo dëgjohet duke drejtuar akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për “fryrje” të listave të veteranëve. Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se protestat janë të pashmangshme.  Ndryshe, në pjesën e tretë të publikuar, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e saj shqiptarë. Kusari i flet Sllavko Simiqit në veten e parë, dhe i shpreh në këto incizime keqardhjen e saj që duhet të takohen në mënyrë të fshehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …