Gjykata Speciale i jep kohë mbrojtjes së Pjetër Shalës për dorëzimin e mocionit për rrëzimin e akuzave deri në fund të gushtit

Gjykata Speciale i jep kohë mbrojtjes së Pjetër Shalës për dorëzimin e mocionit për rrëzimin e akuzave deri në fund të gushtit

Gjykata Speciale në çështjen ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e mocionit për rrëzim të akuzave. Gjykatësit kanë urdhëruar mbrojtjen e Shalës që më së largu deri më 24 gusht në orën 16:00 të dorëzojë mocionin e saj për rrëzimin e akuzave. Ndërsa në përgjigjet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale dhe të avokatit të viktimave, nëse ka të tilla, duhet të dorëzohen deri më 4 shtator 2023. Seanca gjyqësore e radhës në këtë çështje gjyqësore është caktuar për datën 21 gusht. Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …