Josep Borrell

Josep Borrell: Bashkimi Evropian e mirëpret përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen e shtensionimit të situatës në veri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se e mirëpret përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen e shtensionimit të situatës në veri. Borrell ka shkruar se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë përparimi në këtë drejtim. Ndërkaq, ka nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me palët. “E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deeskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …