leoni

David Phillips: Kosova të pezullojë dialogun me Serbinë derisa të liberalizohen vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se njeriu që po bllokon procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, është ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

Sipas saj, Darmanin është shkaktar që Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, i është përgjigjur Von Cramon, gazetares gjermane Francizka Tschinderle, pas përfundimit të Samitit të Bashkimit Evropian, që u mbajt të enjten në Bruksel.

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që t’ia bëjë të qartë Francës  se Kosova do të pezullojë dialogun me Serbinë, derisa të zbatohet liberalizimi i vizave.

“Qeveria e Kosovës duhet t’ia bëjë të qartë Qeverisë franceze dhe cilitdo homolog evropian, se dialogu Kosovë-Serbi me BE-në që shërben si ndërmjetësues është pezulluar, derisa të zbatohet liberalizimi i vizave”, ka deklaruar ish-zyrtari në Departamentin e Shtetit, në një përgjigje për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, BE-ja, do të humbë kredibilitetin si ndërmjetësues në dialog, nëse nuk merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“BE-ja humbet kredibilitetin si ndërmjetës nëse nuk mund ose nuk do të ecë përpara me liberalizimin e vizave, i cili u zotua shumë kohë më parë dhe është ende në pritje”, është shprehur analisti amerikan.

Edhe pse liberalizimi nuk ishte në agjendën e Samitit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova në këtë Samit si asnjëherë më parë mori mbështetje nga të gjithë liderët për liberalizimin e vizave.

“Në takimin e përbashkët mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është dhënë një përkrahje deklarative nga një numër natyrisht i madh i liderëve sa i përket Kosovës, në të gjitha aspektet. Në radhë të parë shumica dërmuese janë deklaruar pro sa i përket liberalizimit të vizave. Në radhë të dytë shumica kanë përkrahur në përgjithësi perspektiven evropiane të Kosovës që i jep sinjal të mirë pasi të aplikojmë për statusin e kandidatit do të trajtohet me seriozitet dhe e treta Kosova është falënderuar nga shumica dërmuese aty për vendimin e saj që ti bashkohet Bashkimit Evropian dhe të bashkërendohet me BE sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë”, është shprehur Vjosa  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …