David Pressman ka rikonfirmuar përkrahjen e Amerikës për Kosovën

David Pressman ka rikonfirmuar përkrahjen e Amerikës për Kosovën

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, David Pressman ka shprehur edhe njëherë qartazi përkrahjen e Amerikës për Kosovën. Ai ka thënë se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në Rajon, duke theksuar përkrahjen e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Amerika mbështet  Kosovën e cila po zhvillohet gjithnjë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në bashkëpunimin rajonal, do ta përkrahim Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për të shënuar progres në reformimin e gjyqësorit dhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, u shpreh zyrtari amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …