Deçanasit bëjnë Homazhe në nderim të të rënëve për liri

Në 24 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, 24 Mars 1998 dhe 24 Mars 1999, ndërhyrjes së forcave të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, sot kryetari i komunës së Deçanit bashkim Ramosaj së bashku me ish Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, veteran dhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe në nderim të të rënëve për liri. Kryetari Ramosaj tha se, kujtojmë me lavdi tre dëshmorët e parë të 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut. Nderim përgjithmonë e përjetësisht për 24 Marsin e Haradinajve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Mirënjohje për 24 Marsin e NATO-s e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …