Komuna e Vitisë vazhdon angazhimin në projektin për inventarizimin e shërbimeve administrative komunale

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Ema Pula, Menaxhere e Programeve, dhe Bekim Demiri, Hulumtues i Lartë, në kuadër të projektit për Inventarizimin e Shërbimeve Administrative Komunale, i mbështetur nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Gjatë takimit u prezantuan objektivat e projektit, metodologjia e punës dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në bashkëpunim me Komunën e Vitisë. Ky proces synon realizimin e një inventarizimi të plotë dhe të strukturuar të të gjitha shërbimeve administrative komunale, duke krijuar një pasqyrë të qartë dhe të unifikuar të shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e standardizimit dhe dokumentimit të procedurave administrative, rritjen e transparencës institucionale, si dhe avancimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike.

Kryetari Haliti shprehu gatishmërinë e Komunës së Vitisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të kontribuar aktivisht në realizimin e këtij projekti, i cili ndërlidhet me Grantin e Performancës Komunale dhe me proceset e reformës së administratës publike.

Ky projekt pritet të kontribuojë në thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave administrative në nivel lokal, duke lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet komunale dhe duke rritur cilësinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Bacë Hilmi Haradinaj, simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe dhe ka nderuar figurën e Bacë Hilmi …