Përmbyllet me sukses Festivali Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Nata finale e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” u kurorëzua me një mbrëmje madhështore artistike, duke shënuar në mënyrën më të bukur festimet për 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Deçanit.
Përgjatë dy netëve, skena e festivalit mirëpriti shoqëri kulturo-artistike nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat sollën para publikut pasurinë e folklorit tonë kombëtar përmes këngëve, valleve dhe traditave që na bashkojnë. Interpretimet e tyre krijuan emocione të veçanta dhe i dhuruan qytetit të Deçanit një atmosferë festive e plot krenari.
Falënderim i veçantë për të gjitha grupet pjesëmarrëse që me përkushtim dhe profesionalizëm prezantuan vlerat tona kulturore, për qytetarët dhe mysafirët e shumtë që e përcollën festivalin me entuziazëm, si dhe për jurinë dhe Këshillin Organizativ, në krye me drejtorin e festivalit, z. Bekim Vishaj, për angazhimin dhe punën e palodhshme në realizimin e këtij organizimi të suksesshëm.

Ky festival mbetet një dëshmi e gjallë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, duke e bërë Deçanin qendër të folklorit dhe traditës shqiptare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Bacë Hilmi Haradinaj, simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe dhe ka nderuar figurën e Bacë Hilmi …