U bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Hilmi Haradinajt

Sot, në përvjetorin e Hilmi Haradinajt, në vendin e lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare, u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij, si simbol i qëndresës, urtisë dhe dinjitetit shqiptar.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari i Komunës, z. Sami Cacaj, Komandanti dhe ish kryeministri z. Ramush Haradinaj, bashkëluftëtarë, familjarë, qytetarë dhe shumë të tjerë që erdhën për të nderuar figurën e Hilmi Haradinajt.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojmë njeriun që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë dhe që me jetën e tij u bë shembull i përkushtimit, urtisë dhe dashurisë për atdheun.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Hilmi Haradinajn!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Bacë Hilmi Haradinaj, simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe dhe ka nderuar figurën e Bacë Hilmi …