Takim për rritjen e punësueshmërisë së të rinjëve në Ferizaj

Sot, është mbajtur një takim i përbashkët ndërmjet institucioneve lokale dhe partnerëve relevantë, me fokus të veçantë në punësueshmërinë e të rinjve dhe mundësitë për zhvillimin e tyre profesional.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Rinisë, Oda Ekonomike e Kosovës – Zyra Rajonale, Qendra e Aftësimit Profesional dhe Zyra e Punësimit, si dhe përfaqësues të GIZ Kosova.

Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat me të cilat përballen të rinjtë në tregun e punës, nevoja për ngritjen e aftësive profesionale dhe mundësitë për përfshirjen e tyre në programe të aftësimit, praktikës në punë dhe punësimit.

Pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe propozime konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin profesional dhe ekonomik të të rinjve të Komunës së Ferizajt.

Të gjithë u pajtuan se fuqizimi i të rinjve dhe krijimi i perspektivave të reja për ta mbetet një prioritet i përbashkët, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe partnerëve për të ndërtuar një treg pune më gjithëpërfshirës dhe më të favorshëm për gjeneratat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Bacë Hilmi Haradinaj, simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe dhe ka nderuar figurën e Bacë Hilmi …