Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas

Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas

Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, në prani të qindra grave dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas. Karakteristikë e këtij Kuvendi ishte pjesëmarrja masovike e grave mitrovicase, të cilat kishin ardhur për ta ndejkur nga afër Kuvendin Zgjodhor të Forumit të degës. Kuvendin me praninë e tyre e nderuan edhe koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë znj.Rejhan Vuniqi, kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatorja e Forumit të Gruas ne nivel qendror, znj.Mirlindë Gashi, koordinatori i degës së AKR-së në Mitrovicë z. Jeton Ujkani, koordinator i AKR-së në Ferizaj z.Labinot Tahiri dhe shumë mysafirë të tjerë nga jeta akademike dhe kulturore e Mitrovicës.   Kuvendi i Forumit të Gruas, më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 379 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së në Mitrovicë, u zgjodh znj.Erseka Hasanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …