Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

Dega e PDK-së në Gjilan: Vërtetë Gjilani nuk pati as një mësimdhënës për çmimin „Shaban Jashari”?

Vetëm ai që për Gjilanin nuk ka njohuri përtej gjeografisë së këtij qyteti të bukur,  mund t’i besojë përrallave bajate të pushtetarëve të Gjilanit për “punë të hajrit”, përderisa qytetarët e këtushëm përditë e më shumë po ballafaqohen me pasojat e rënda të keqëqeverisjes, sidomos në fushën e arsimit të kësaj komuneje.  Po bëhen gati dy javë nga 7 Marsi – Dita e Mësuesit, dhe publiku gjilanas, e më gjërë, nuk e di se, pse komunës së Gjilanit, ktë vit “i  mungoi” mësimëdhënësi, kandidat potencial për çmimin “Shaban Jashari”, që e ndan me këtë rast, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Republikës së Kosovës?! Ç’është e vërteta, Gjilani ka dëshmuar që ka potencial të madh të dijes, në të gjitha nivelet e arsimit, që  ka konkurrencë të mirëfillt të vlerave të dijes, jo vetëm në nivel vendi. Por, fatkeqësisht, DKA-ja po shihet se nuk ka vullnet, nuk e ka sensin e duhur institucional e profesional, për ta vlerësuar ktë potencial të madh!

A s’është fyerje, madje edhe poshtërim, për 1700 mësimdhënës gjilanas, të cilëve, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), këtë herë, nuk u dha rast  të futen në konkurrencë, me të gjithë kolegët e tyre të komunave të Kosovës, për çmimin e nderuar “Shaban Jashari”!

Janë të  njohura (shqetësuese, madje) për publikun, një mori skandalesh në arsimin e Gjilanit, që vazhdon t’i prodhojë, në ktë mandat, paaftësia menaxheriale –  zinxhirore e qeverisjes komunale të Gjilanit, deri te Drejtoria e Arsimit. Por edhe kjo, e “mungesës” së  konkurencës të mësimdhënësit të dalluar për çmimin “Shaban Jashari”, është një indikacion tjetër shqetësues se në ç’shkallë ka arritë deformimi dhe katandisja e këtij pushteti, veçanërisht në fushën e edukimit dhe të arsimimit.

Prandaj, DKA në Gjilan, ka obligim ta sqarojë publikun se, përderisa disa shkolla në DKA kishin dërguar propozimet e tyre, cila është arësyeja që Komuna e Gjilanit, në këtë vit, nuk dërgoi  as një propozim për mësimdhënësin më të dalluar,  për të konkurruar (si të gjitha komunat tjera) për çmimin “Shaban Jashari”,  madje, ajo s’pati propozim as për mirënjohje, që Ministria e Arsimit e  ndau për mësimdhënës të dalluar, për secilën komunë konkuruese?!

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …