Dega e PDK-së në Prizren reagoi kundër deklaratës së LDK-së në Prizren, të cilën e konsideron një deklaratë politike

Dega e PDK-së në Prizren reagoi kundër deklaratës së LDK-së në Prizren, të cilën e konsideron një deklaratë politike

Dega e PDK-së në Prizren, reagon kundër  deklaratës së LDK-së në Prizren, të cilën e konsideron se nuk është asgjë më shumë se veç një deklaratë politike shterpe për efekte elektorale, në kohë fushate, e cila nuk ka të bëjë asgjë me realitetin e gjendjes në terren. PDK në Prizren, konsideron se kjo është një deklaratë e zbehtë dhe pa materie, pa vizonin e tyre për qytetin. Furnizimi me ujë të pijes në komunën e Prizrenit, ka qenë ndër prioritetet më të larta të qeverisë lokale, të udhëhequr nga kryetari i komunës, prof.dr.Ramadan Muja, ku gjatë këtij mandati investimet në ujë të pijshëm në komunën tonë kalojnë vlerat mbi 5 milion euro. Vetëm gjatë këtij mandati qeverisës janë instaluar mbi 200 mijë metër gjatësi të gypave me furnizim me ujë të pijes. PDK në Prizren konsideron se turistët politikë, të cilët vijnë në Prizren vetëm gjatë vikendeve dhe fushatave zgjedhore, nuk mund t’a pasqyrojnë gjendjen reale në qytetin tonë, pasiqë atyre i’u mungojnë informatat bazike për gjendjen dhe zhvillimet në qytetin tonë.

Sa i përket investimeve në Qendrën Historike të Prizrenit janë dhjetëra projekte të realizuara nga ana e komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me institucionet qendrore, me qëllim të rivitalizimit të Qendrës Historike të Prizrenit, konkretisht në restaurimin dhe konservimin e dhjetëra aseteve të trashëgimisë kulturore, që gjenden në Qendrën Historike të Prizrenit, duke mos përjashtuar edhe në investimet në qindra metra katrorë, në “Sheshin e Dëshmorëve”, ku janë krijuar sipërfaqe të mjaftueshme për lëvizje të lirë të qytetarëve të komunës sonë.

PDK në Prizren konsideron se turistët politikë, të cilët vijnë në Prizren vetëm gjatë vikendeve dhe fushatave zgjedhore, nuk mund t’a pasqyrojnë gjendjen reale në qytetin tonë, pasiqë atyre i’u mungojnë informatat bazike për gjendjen dhe zhvillimet në qytetin tonë. Kjo tregon qartë që, partive politike, pretendente në këtë garë zgjedhore, u mungon programi dhe platforma qeverisëse, konform nevojave dhe rrethanave të krijuara në qytetin tonë, andaj si rezultat i kësaj ata bëjnë keqinformim të opinionit publik në komunën tonë.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, z.Shaqir Totaj, ka filluar të prezantojë para qytetarëve të komunës sonë, forcën e ndryshimit, si platformë qeverisëse e Partisë Demokratike të Kosovës, si e vetmja alternativë, e cila ofron prespektivë dhe mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë.

Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …