Brickos

Kryetari Thaçi dhe zv.kryeministri Pacolli u takuan me shefin e diplomacisë së Sudanit, Ibrahim Ghandour

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryetari, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli, u takuan me shefin e diplomacisë së Sudanit, Ibrahim Ghandour. Ata e njoftuan ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në vijim të bisedës, kryetari, Hashim Thaçi theksoi se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare dhe po dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Ai ftoi ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …