DASH: Paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi e drejtësi, korrupsioni dhe energjia akoma janë problem në Kosovë

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit, se nuk ka plan për ndarjen e Kosovës, sikur insiston, Albin Kurti

Përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ata kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

 

Deklarata Departamentit Amerikan të  Shtetit

“Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, si kanë spekuluar disa. Përfaqësuesi i posaçëm, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as që ka diskutuar ndonjë plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA-së në përkrahjen e marrëveshjeve të kohë mëparshme për kthimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore synon ta përmirësojë gjendjen ekonomike dhe të krijojë momentum ekonomik. Besojmë se ky moment do të japë energji të re për një proces dialogu që do të rezultojë me njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën  e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …