Kryetari i Kroacisë, Millanoviq, i ofroi garanci Gjykatës Speciale, për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Deklarata e kryetarit të Kroacisë, Zoran Millanoviq se “Serbisë iu rrëmbye Kosova” ka shkaktuar indinjatë në Kroaci

Deklarata e kryetarit të Kroacisë, Zoran Milanoviq se “Serbisë iu rrëmbye Kosova” ka shkaktuar indinjatë të madhe në Kroaci dhe është dënuar njëzëshëm nga i tërë spektri politik. Milanoviq thotë  se ai “e mbështet Kosovën dhe e ka pranuar pavarësinë e saj”, krahasimi që i ka bërë aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia me pavarësinë e Kosovës është dënuar nga shumë politikanë në Kroaci. Këtë e ka dënuar edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq me të cilin presidenti Milanoviuq është në një luftë verbale tash e disa muaj. Plenkoviq ka thënë se Milanoviq me deklaratat e tij “po e turpëron Kroacinë“ por ka shtuar se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt“. Plenkoviq ka rikujtuar se Kroacia ishte ndër të parat që e ka njohur Kosovën si shtet dhe nuk pranon krahasime dhe pohime për “aneksim“. “Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …