Ambasadori Delawi është zhgënjyer që Kuvendi nuk përzgjodhi gjyqtarët vendor për Gjykatën Kushtetuese

Delawie: Jam i zhgënjyer me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Greg Delawie , është shprehur i zhgënjyer lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në Komisionin për Punë të Jashtme, ku po diskutohej për Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se dhuna shkatërron demokracinë. “Javën e kaluar debati mbi demarkacionin ka qenë ajo se si do duhej të duket demokracia, ku njerëzit kanë folur dhe shprehur mendimet e jo të pajtohen me gjithsecilin. Demokracia nuk duket si gazi lotsjellës, dhuna e shkatërron demokracinë dhe është shkatërrim i asaj që populli i Kosovës punon dhe synon”,ka deklaruar Delawie. Ai po ashtu ka përmendur gjetjen e mjeti shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës, duke thënë se frikësohet nëse Kosova e pranon dhunën si mjet politik për arritjen e qëllimeve. “Kemi parë këso storie në Ballkan shumë herë në dekadat e fundit dhe asnjëra nuk ka përfunduar mirë dhe nuk i ka sjellë asgjë të mirë vendit, e kjo duhet të ndërpritet”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …