Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

Delegacioni i BE-së në Shqipëri kërkon të shmanget çdo formë të nxitjes së dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një deklarate publike bën thirrje për të shmangur çdo formë të nxitjes së dhunës sa i përket procesit të votimit në 30 qershor. “Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen”, thuhet në deklaratë. Më tej theksohet se: “Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese”. Gjithashtu thuhet se procesi i votimit do të vëzhgohet nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE-ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …