Tri parti aleate të Partisë Socialiste u tërhoqën nga konkurrimi në zgjedhjet e 25 qershorit

Krerët e OSBE u bëjnë thirrje politikanëve në Shqipëri të respektojnë proceset demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit

Krerët e OSBE u ka bërë thirrje palëve politike të vetëpërmbahen dhe të respektojnë proceset demokratike të vendit. Në një deklaratë, OSBE u kërkoi palëve politike që të sigurojnë që procesi zgjedhor i 30 qershorit të jetë paqësor. OSBE ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët relevantë të angazhuar në politikë të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. Tani më shumë se kurrë është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të zhbllokuar situatën aktuale, për t’u angazhuar në dialog pa kushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën të jetë paqësor. Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara që të mbështesin sundimin e ligjit, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike dhe të drejtat themelore dhe të shmangin dhunën. Të dy, dhunuesit dhe nxitësit e akteve të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit që të marrin masa paraprake, thonë autoritetet e  OSBE-së, të cilët denuan  sulmet e dhunshme në ambientet e KZAZ në Vaun e Dejës.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …