Pas bllokimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës politika e jashtme serbe përpiqet ta gjejë rrugëdaljen në Uashington. Edhe anulimi i samitit në Paris e ka bërë Beogradin të kthejë sytë nga SHBA. Prej ca kohësh politikanët në Beograd japin gjithnjë e më shumë deklarata për ndikimin vendimtar të Amerikës në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, gjë që bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme. Kur Prishtina insistonte për përfshirjen e Amerikës në procesin e Kosovës, Beogradi i refuzonte idetë e tilla, duke theksuar se në këtë rast Serbia do të kërkonte që në dialog të përfshihej edhe Rusia. Megjithatë, sidomos pas anulimit të samitit në Paris, që në Beograd mes të tjerash shihet edhe si një humbje e Bashkimit Evropian (BE), është evidente se tani gjithnjë e më shumë shpresat varen në fuqinë politike dhe diplomatike të Amerikës. E gjithë seria e deklaratave tregon se Serbia nuk ka një strategji të menduar mirë në politikën e jashtme, e kjo është vetëm vazhdim i lëvizjeve të gabuara të diplomacisë serbe, si në rastin kur kreu i shtetit u përfshi në fushatën e Hillary Klintonit, vlerëson për Dojçe Vele, Naim Beshiri, drejtor i Institutit të Çështjeve Evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …