Deliu-Kodra: PDK-ja nuk do ta asnjë kandidat për kryetar të Kosovës nëse nuk është nga propozuar nga ajo

Blerta Kodra: PDK-ja nuk do ta votojë asnjë kandidat për kryetar të Kosovës nëse nuk është propozuar nga kjo parti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka përsëritur qëndrimin se subjektit të saj politik mund të ofrojë vota për kryetarin e Kosovës vetëm nëse është një kandidat i propozuar nga kjo parti për këtë post. “PDK-ja natyrisht që në radhët e saj ka figura të rëndësishme. Ndonëse kjo çështje është kryekëput e partive në pushtet, atëherë i mbetet koalicionit qeverisës të ofrojë emrin, një dakordësi dhe të ketë qartësi lidhur me pozicionin e presidentit”, ka thekuar Deliu-Kodra. Ajo ka deklaruar se çështja e kryetarit të vendit nuk ndërlidhet aspak me përfshirjen e mundshme të PDK-së në qeveri duke ripërsëritur se kjo parti do të mbesë në opozitë. Deliu-Kodra ka theksuar se subjektet politike që kishin vija të kuqe për PDK-në e kanë kuptuar që ajo është fuqia kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …