Demaçi: Liderët politikë, të uritur për pushtet

Veprimtari i çështjes kombëtare,
Adem Demaçi, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend. Në një intervistë
për agjencinë e lajmeve ‘Presheva jonë’, Demaçi ka dënuar pa përjashtim
sjelljet dhe fjalorin e përdorur si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Duke i përshkruar
udhëheqësit politik si të ‘uritur për pushtet’, ai ka thënë se këtë po e paguan
më së shumti popullata e pafajshme dhe Kosova. Më tej, Demaçi i ka quajtur të
turpshme veprimet e Policisë për arrestimin e shqiptarëve. “
Pushtetarët tanë duhet të bëjnë
gjithçka për të gjetur një gjuhë të përbashkët, për të zgjidhur problemet dhe
mosmarrëveshjet me opozitën përmes bisedimeve dhe jo kështu me dhunë”, ka thënë
Demaçi. Ai ka tërhequr vërejtjen se shteti i Kosovës po luhatet, por sipas fjalëve
të tij, falë miqve tanë amerikanë nuk do të ketë kthim të situatës para vitit
1999.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …