Trust

Demi: Mjetet në Trust mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike

Zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi ka deklaruar se mjetet në Fondin e Kursimeve Pensional të Kosovës mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike. Do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë. Ai ka shtuar më tutje se megjithë këtë është dekurajuse se gjysma e kontribuesve kanë më pak së një mijë euro në llogari. “Është normale që stimulimi i ekonomisë të ndodhë duke i dhënë mundësinë që të futet në treg qindra miliona euro por është herët të flitet pa kaluar ligji. Por një skenar i tillë do të ishte pozitiv në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë. Është dekurajuse se rreth gjysma 300 mijë kontribues kanë më pak së një mijë euro në llogari, efekti nuk do të jetë në shumicën e  llogarimbajtësve që kanë bilanc më të madh, vetëm 20 për qind”, ka thënë zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …