Demonstruesit në Hamburg: Lufta mund të jetë edhe më e keqe, por kapitalizmi vret

Demonstruesit në Hamburg: Lufta mund të jetë edhe më e keqe, por kapitalizmi vret

Demonstruesit të cilët po protestojnë kundër Samitit G-20 kanë bërë shkatërrime të mëdha në Hamburg. Ata iu vunë flakën veturave dhe plaçkitën shitoret. “Unë jam këtu, pasi që konsideroj se G20 është arsyeja kryesore pse po na shkon keq në botë. Lufta mund të jetë edhe më e keqe, por kapitalizmi vret”, ka thënë për CNN njëri nga demonstruesit. Në rrjetet shoqërore janë plasuar shumë xhirime, në të cilat shihet se si demonstruesit thyejnë dhe plaçkitin shitoret. Janë djegur automobila, ndërsa dëshmitarët thonë se në qytet po mbretëron kaosi.  Deri më tash në përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë janë lënduar 213 policë dhe janë arrestuar 203 demonstrues. Zjarrfikësit kanë intervenuar mbi 200 herë në 24 orët e fundit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë intervenuar në 126 raste. Protestat anti-globaliste dhe antikapitaliste kanë marrë përmasa në shumë shtete të  Evropës dhe të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …