Dëmtimi i stacioni të sapopëruruar i autobusëve në fshatin Prekaz i Epërm akt i papranueshëm!

Komuna e Skënderajt ka njoftuar se është dëmtuar stacioni i sapopëruruar i autobusëve në fshatin Prekaz i Epërm, si dhe shenjat e komunikacionit, nga persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila është angazhuar për të identifikuar ata që kanë mundur të shkaktojnë këtë akt të shëmtuar.

Në reagimin e Komunës së Skenderajt thuhet se ky akt është i papranueshëm.

Komuna e Skenderajt fton qytetarët që të ruajnë pronën publike dhe të denoncojnë çdo person që dëmton, shkatërron dhe abuzon pronën publike.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …