Deputetë të partive opozitare kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme

Deputetë të partive opozitare parlamentare kanë thënë se subjektet e tyre politike nuk do të bashkëpunojnë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashiq Qalaj ka thënë se subjekti politik që ai i takon, synon që në zgjedhjet e ardhshme të dal e vetme si dhe ta krijoj Qeverinë por jo me partinë Vetëvendosje. Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se nga subjekti politik që ajo i takon, kanë propozuar që të bëjnë një bllok opozitar dhe se interes e kanë që të bëjnë koalicion me partitë opozitare por jo me partinë Vetëvendosje. Edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka shfaqur bindjen e saj se kryeministri i ardhshëm do të jetë kryetari i subjektit politik që ajo i takon, Ajo ka theksuar më tutje se 6 muaj pas Qeverisë që ka fituar me 51 për qind, kemi dalë partia e parë në zgjedhjet lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …