Nesër pritet që të vendoset fati i kandidatëve për deputetë që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar edhe sot me praktikën e bojkotimit të votimeve në seancë plenare

Deputetët e Kosovës kanë vazhduar me bojkotimin e votimeve në seancën plenare. Në një situatë të tillë, nuk ka arritur të votohet as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore. E njëjta mori vetëm 21 vota pro, dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës, nuk u votuan as Rezolutat për angazhimet e kryetarit Thaçi në dialogun me Serbinë për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve, e as ajo për skandalet dhe dështimet e politikës së jashtme së Kosovës. Kujtojmë se tash e një kohë është krijuar një situatë e paqartë mes SBASHK-ut dhe ministrisë së Arsimit lidhur me kompensimin e orëve të humbura. Madje, së fundmi kjo çështje ka shkuar edhe në Gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit e ka refuzuar si të pabazuar padinë e Sindikatës së Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …