Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Deputetët e opozitës ankohen se ndonëse kanë nisma të mira, ato nuk po realizohen për shkak të mospërkrahjes nga pozita

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se ndonëse kanë nisma të mira, ato nuk po realizohen për shkak të mospërkrahjes nga pozita, e cila ka shumicën në Kuvend. Fatkeqësisht pozita përveç se nuk po tregon profesionalizëm dhe aftësi për t’i zgjidhur problemet përmes projektligjeve, gjithashtu po tregohet arrogante dhe injorante në krahasim, në drejtim të mbështetjes së projektligjeve të opozitës edhe nëse ato nuk kanë pretekst elektoral, ka deklaruar për Ekonomia Online, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku. Edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka theksuare se deputetët e pozitës janë të zënë me agjenda dhe udhëtime zyrtare andaj edhe ka grumbullim të projektligjeve që po presin për votim. Ajo ka theksuar më tutje se ndonëse opozita voton çdo projektligj që është në interes të Kosovës, pozita e bllokon çdo nismë që ka marrë opozita, edhe nëse ato janë në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …