Olaf

Scholz: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE dhe Gjermania është e përkushtuar për ta arrit këtë

Pas takimeve të zhvilluara me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, kancealari i Gjermanisë, Ollaf Sholz ka deklaruar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe Gjermania është e përkushtuar për ta arrit këtë.  “Dua rigjallërimin e Procesit të Berlinit si shumë i rëndësishëm për vazhdimin e planit aksional për treg të përbashkët rajonal, që ishte vendosur para dy viteve në Sofje, e që ka të bëjë me garantimin e katër lirive: lirinë e lëvizjes se mallrave, të njerëzve, kapitalit dhe bashkëpunimit rajonal. Integrimi ekonomik ka rëndësi shumë të madhe për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, pasi kjo forcon ekonominë dhe përmirëson raportet e fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai ka theksuar më tutje se procesi i Berlinit ka treguar nevojën për bashkëpunim mes gjashte shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdixhiku: Shteti i Kosovës dhe qytetarët nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke  komentuar letrën e tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit, Albin …