Minatorët e minierës Trepçës paralajmërojnë eskalim të situatës nëse dialogohet me Serbinë për këtë ndërmarrje

Deputetët e opozitës kanë tërhequr vërejtjen se“Trepça”, është në gjendje të vështirë

Deputetët e opozitës kanë tërhequr vërejtjen se ndërmarrja publike “Trepça”, është në gjendje tejet të vështirë dhe se tani e tri vite, punëtorët e saj kanë punuar pa kursime pensionale, pasi atyre nuk iu është paguar Trusti. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklruar për “Ekonomia Online” se ka dhjetëra miliona euro që ka obligime ndaj KPMM-së dhe Trustit. Përkundër rritjes së çmimeve në berz ndërkombëtar do të duhej të ishte favorizuese për ndërmarrjen Trepça dhe institucionet e shtetit. Kemi një neglizhencë totale të Qeverisë në raport me Trepçën dhe nuk kemi asnjë veprim konkret sa i përket projekteve zhvillimore dhe stabilitetit afat gjatë të Trepçës” ka theksuar deputeti, Ferat Shala. Edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka vlerësuar se gjendja në këtë ndërmarrje është shumë e rëndë. Ai ka theksuar se “aksionar i Trepçës është Qeveria dhe mendoj që duhet të zhvillohet dhe të trajtohet më ndryshe e sidomos kjo Qeveri që ka ardhur me premtime që do të bëjë zhvillimin e Trepçës. Duhet të ndryshohet gjendja dhe Qeveria të marrë përgjegjësi si t’i qaset zhvillimit të Trepçës”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …