Brickos

Zenun Pajaziti

Deputetët me shumicë votash aprovuan rekomandimin e GP të PDK-së, për rastin “Dehari”

Deputetët e Kuvendi i Kosovës,  pas një debati të ashpër, i cili zgjati disa orë, me ç’ rast është debatuar lidhur me vrasjen e Astrit Deharit më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit,  kanë aprovuar rekomandimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet. Ky rekomandim u miratua me 49 vota për, 13 abstenime dhe asnjë kundër. Ndërkohë ishte  votuar edhe një projekt-rezolutë e propozuar nga OJQ-të dhe u procedua nga Lëvizja Vetëvendosje, por  nuk mori numër të mjaftueshëm votash.

Projekt rekomandimi i PDK-së:

1.Kuvendi i Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese të Republikës së Kosovës edhe një herë shpreh përkushtimin e vet, që në Republikën e Kosovës të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që secili individ të gëzojë të drejtën për jetë.

2.Vdekja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, e cila ka sjellë reagime deri në politizim të skajshëm, duhet të zbardhet në mënyrë transparente dhe të mos i lihet hapësirë manipulimeve politike.

3.Kuvendi fton të gjitha institucionet përgjegjëse që t’i marrin masat e duhura, në kuadër të kompetencave ligjore dhe të mos lënë asnjë pikë dyshimi në këtë rast.

4.Familja Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron: Lufta në Ukrainë, presioni i Amerikës, rritja e fuqisë ekonomike kineze, mund të qojnë në shkatërrim të Evropës

Kryetari i  Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Lufta në Ukrainë, presioni i Amerikës, rritja …