Brickos

Blerim Kuci

Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi thotë se Ramush Haradinaj, nuk e ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuçi, njëherit Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, ka theksuar se shefi i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin. Ai ka thënë se anëtarët e rinj të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, do t’i raportojnë kryeministrit për gjetjet të cilat i kanë siguruar, dhe më pas sipas tij, Kuvendi do të vendosë a do ta votojë ose jo marrëveshjen. Ne kemi punuar shumë kohë, veçanërisht Haradinaj ka punuar shumë kohë. Kemi punuar me shumë ekspertë. Jemi bindur që është mirë, por besojmë që do të dalë raporti konform asaj çka kemi thënë. Nëse del ndryshe, duhet me referua prapë në Kuvend. I kemi votat e mjaftueshme që marrëveshja për demarkacionin të  kthehet  në pikën zero”, ka shtuar Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …