Deputeti, Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës

Deputeti, Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës. Ai ka shkruar se 19 vjet nga krimet e forcave serbe në Krushë, janë 19 vjet të dhimbjes, pritjes dhe krenarisë tonë të përbashkët. “Krusha e Madhe dhe e Vogël, Celina e Fortesa, Brestoci, Pastaseli e ku jo tjetër në Anadrini e Kosovë, më të dashurit tanë, e kanë bekuar Lirinë me jetën e tyre duke na dhënë forcë, por edhe përgjegjësi për hapat që ne bëjmë sot. 19 vjet nga krimet e forcave serbe në Krushë, janë 19 vjet të Dhimbjes, Pritjes dhe Krenarisë tonë të përbashkët. Lavdi të gjithë të rënëve që e bekuan lirinë me gjakun e tyre!”, ka shkruar deputeti Andin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …