Kryeministri, Haradinaj, ka përkujtuar disa nga masakrat e mëdha të ndodhura gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri, Haradinaj, ka përkujtuar disa nga masakrat e mëdha të ndodhura gjatë luftës në Kosovë

Në përvjetorin e masakrave të Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Kotlinës, Suharekës, Lybeniqit, Izbicës, Mejës, Pastaselit, Leshanit, flijimit të familjes Berisha në Suharekë, familjes Bogujevci në Podujevë, familjes Mirena, dhe të gjitha krimet tjera, janë pamjet e luftës së fundit në Kosovë që na rikthehen sërish. Sot kujtojmë aktin çnjerëzor të ushtrisë dhe policisë serbe mbi një popullatë të tërë të pafajshme. Fëmijë, pleq, gra e burra, të pambrojtur, u bënë cak i terrorit të regjimit serb. Ndër breza do të kujtohen të gjithë martirët, nga gjaku i të cilëve u vendosen themelet e Kosovës së lirë. Kujtojmë sot betejën e Landovicës dhe tetë dëshmorët e rënë! Në ditën e sotme, më 2001 ra dëshmor Njazi Azemi, luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe UÇPMB-së dhe më këtë rast, e nderojmë Komandant ‘Mjekrrën’, qoftë i ndritur emri dhe vepra e tij. Lavdi e nder i përjetshëm të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …