New York Times: Nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska

Deputeti Artan Abrashi, “mendon” se Vlora Çitaku para 6 vitesh paska qenë dashur ta dinte se do të arrestohej Charles McGonigal (!)

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi se ajo duhet të sqarohet për foton e saj me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për “lidhjet” me Charles MekGonigal, pasi sipas mendjes së tij senile ajo 6 vjet më parë paska qenë dashur të dinte se në vitin 2023  do të arrestohej Gonigal, dhe të mos ishte fotografuar me të. Zonja Çitaku ka sqaruar foton, duke treguar detaje se për çka ka qenë takimi  dhe kush kanë qenë folësit, si dhe nderi që i është bërë Kosovës me ftesën në këso ngjarje. Në atë kohë, viti 2017, Vlora Çitaku ka qenë ambasadore  e Kosovës në Amerikë “Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara  në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.”, ka  sqaruar zonja Çitaku. Ajo në fund nuk e ka lënë pa e përmendur rastin e Martin Berishajt, emri i të cilit po përmendet në shumë skandale.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …