Astrit Dehari

Zhdukja e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, ka rikthyer përsëri çështjen tragjike të Astrit Deharit

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu. Duke folur lidhur me këtë rast ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Ekspertizat e kryera jashtë Kosovës e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sikur është quajtur nga  ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha. Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …