Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kritikon Qeverinë Kurti për dështimet e saj të njëpasnjëshme

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale dhe kryeministrin Albin Kurti, duke e konsideruar  si “shpirtziun më i madh në Kosovë”. Berisha e quajti qeverinë Kurti si skandaloze dhe shprehu pakënaqësinë e tij me mënyrën e qeverisjes. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Berisha theksoi se fushata ka filluar dhe se njerëzit kanë ndryshuar shumë. Ai parashikoi se zgjedhjet do të ndodhin në vjeshtën e vonë. Në lidhje me vendimin e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, Berisha shprehu shqetësimin e tij. Këtu po shihet që nuk ka sovranitet e integritet, tha  deputeti i AAK-së,  deputeti, Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …