leoni

Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e kuvendit e ka quajtur kryeministrin Kurti një djalë të mirë

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në seancën e kuvendit e ka quajtur kryeministrin Kurti një djalë të mirë, duke e ironocuar në gjuhën angleze. Ai  ka thënë se Albin Kurti fillimisht e ka bërë të fortin, por tani po zmbrapset nga veprimet dhe po e bën të butin, të lakueshimin, të dëgjueshmin. Në Vetëvendosje po e shoh se janë të ekzaltuar se ndërkombëtarët po e lavdojnë kryeministrin, qeverinë se kryeministri i tyre është bërë një djalë i mirë. Vërtetë është bërë Albin Kurti, por është një problem që duhet analizuar. Sikur të ish nisur gjatë gjithë kohës si “djal i mirë” s’ka dert por është nisë si i forti  dhe ka përfunduar djali i mirë, saktësoi  mes tjerash Ramush  Haradinaj. Por dijeni se ky është qorrsokak, dhe amund të dalim prej kësaj situate pa u bërë djalë problematik.  Po ja them këto fjalë sot, Albinit,  sepse vjen 1 shtatori shpejt,  dhe është turp  Kosova sa herë të niset  të kthehet prapa, vetëm në kohën e Vetëvendosjes  jemi kthy mbrapa, ka saktësuar  Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …