Deputeti i Listës, Guxo, Burim Meta, konsideron se sjellja e Faton Pecit e  ka rrënuar partinë

Deputeti i Listës, Guxo, Burim Meta, konsideron se sjellja e Faton Pecit e  ka rrënuar partinë. Ai deklaroi se nuk do ta mbështesë më kryetarin e listës së partisë dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Meta kritikoi ashpër qasjen e Pecit, duke e cilësuar atë si rrënues për partinë Guxo dhe duke theksuar se ka kundërshtuar vazhdimisht sjelljet e tij, duke  sqaruar  se nuk shqetësohet nëse do të lihet jashtë listës për zgjedhjet e ardhshme dhe se, sipas tij, kjo çështje nuk varet nga Peci, por nga Këshilli i partisë. Sjelljet e Pecit kanë qenë të padëshiruara për partinë dhe se nuk do ta mbështesë politikisht apo partiakisht derisa të vijojë me të njëjtën qasje.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …