Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka kërkuar që Projektligji i ri për KPM-në të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka kërkuar që Projektligji i ri për KPM-në të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka kërkuar që Projektligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias. Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është  shqyrtuar në parim ky projektligj, i miratuar nga Qeveria e Kosovës. Tani, ky  dokument pritet të përcillet në Kuvend, mes shumë kritikave. Para anëtarëve të tjerë të Komisionit, Shabani ka thënë se nëse nga ana e Qeverisë nuk merret vlerësimi i Venecias, atëherë grupi parlamentar i PDK-së projektligjin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Kërkesë e imja dhe e grupit parlamentar të PDK-së është që ky projektligj të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias, me të vetmin qëllim që ky ligj të nxirret për të gjithë qytetarët e Republikës së dhe mediet. Andaj, të jetë një ligj gjithëpërfshirës dhe të jetë në harmonizim me Komisionin Evropian. Nuk besoj që do të jetë pengesë që të merret një vlerësim nga Komisioni i Venecias. Nëse nuk dërgohet nga ana juaj, ne do ta dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Shabani.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …