Brickos

Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti: Nga nesër festa shndërrohet në punë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Prishtinës dhe Prizrenit për fitoren e Shpend Ahmetit dhe Mytaher Haskukës. Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se festa për Ahmetin dhe e Haskukën nga nesër shndërrohet në punë duke u shmangur nga të këqijat dhe duke ndërtuar të mirën në sherbim të qytetarëve..

“Urime fitorja, qytetarë të komunave të Prishtinës e të Prizrenit! Sot festa është e kuptueshme, sepse e shmangëm një të keqe të madhe në dy komunat më të mëdha të Kosovës. Prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes, por edhe ndërtim i së mirës. I së mirës me program e sipas ligjit. E mirë që duhet të jetë në shërbim të të gjithëve, edhe në shërbim të votuesve të partive të tjera. Nga nesër Shpendi në Prishtinë, Mytaheri në Prizren, Qëndroni në Dardanë, do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim feje, etnie e partie, pa dallim prejardhjeje e pasurie. Në këto tri komuna do të qeverisim gjithnjë me qytetarin në mendje e të cilin përgjithmonë e duam me zemër”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …