Deputeti në kantonin e Bernit në Zvicër, Korab Rashiti tha se A. Kurti, i ka përkeqësuar raportet me Shqipërinë, BE-në, Amerikën e Maqedoninë

Korab Rashiti, deputet në Kantonin e Bernit në Zvicër, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky deputet,  i cili në vitin 2022 ishte bërë shqiptari i parë që zgjidhet deputet nga partia SVP/UDC në nivel kantoni, ka thënë se Kurti i ka përkeqësuar raportet me Shqipërinë, BE-në, Amerikën e Maqedoninë e Veriut. Albin Kurti përfaqëson një politikë nacional-socialiste që paraqet rrezik serioz për Kosovën. Kulti i personalitetit krijuar prej tij mund të mashtrojë njerëzit, siç na mëson historia. Nën udhëheqjen e tij, marrëdhëniet me BE-në, Shqipërinë por edhe Maqedoninë janë përkeqësuar, edhe ato me administratën Trump pritet të përkeqësohen më tej. Albin Kurti, qoftë me vetëdije apo pa të, po forcon ata që po pretendon se i lufton. Një patriot i vërtetë, që nuk bie pre e mashtrimeve apo sofizmave, nuk duhet ta mbështesë atë në zgjedhjet e vitit 2025”, ka shkruar Rashiti.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …