Sherifi: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim dhe vonesat po bëhen për shkak të procedurave të vet BE-së

Deputeti i Nismës Socialdemorate, Bilall Sherifi: E vërtetë është që dikush punon më shumë e merr më pak

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemorate, Bilall Sherifi tha se a është i ligjshëm apo i paligjshëm ky vendim, ministri Hamza tregoi për këtë. “Rrjedhimisht doli që nuk ka ligj që e tregon këtë. Por ky vendim është në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet të presim përgjigjen e gjykatës kushtetuese. Por a është në rregull që kryeministri të jetë i 69 për t’u paguar me këtë pagë, duhe të diskutojmë”, ka thënë ai.

Sherifi ka thënë se duhet lënë lojën që deputetët i kanë pagat e mëdha e ministrat të vogla. “Me qenë ashtu qeveritë shantazhohen që nëse nuk më len deputetë unë ta rrëzoj qeverinë. Por këtu është e kundërta nuk ka ndonjë rast nga ministri për t’u bërë deputet, andaj i lëmë këto gjëra kundër bartësve të institucioneve, por ulemi gjithë së bashku dhe arrijmë një koncensus që atë që e konsiderojmë të drejtë ta shëndrrojmë në të ligjshme. Është evidente që ka anomali, është evidente që dikush bënë ma shumë punë e merr më pak”, ka thënë ai

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …