Muja: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin, Qeveria duhet të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Deputeti, Shaip Muja, i bindur për fitoren e PDK-së në Drenas, pa balotazh

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se kjo parti më 4 dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Në intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai thotë se pjesëmarrja  e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas për të bërë fushatë, nuk është shenj frike se mund ta humbin pushtetin në këtë komunë. “Ardhja e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas, tregon se PDK-ja është parti e përgjegjshme karshi qytetarëve. Jemi të përgjegjshëm për Drenicën dhe ne po shkojmë për të qenë afër qytetarëve. Pra, mund t’ju them se PDK-ja fiton bindshëm në Drenas”, ka thënë Muja.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …