Deputetja, Donika Bujupi ka kritikuar deputetin e LDK-së, Manaj për anashkalimin e raportit të z. Malcom Simmons

Deputetja, Donika Bujupi ka kritikuar deputetin e LDK-së, Manaj për anashkalimin e raportit të z. Malcom Simmons

Kërkesa e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, nxiti përplasje në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion në mes kryetarit të këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj dhe deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Manaj fillimisht bëri të ditur se këtë shkresë e kishin pranuar në fund të korrikut të këtij viti. Pas kësaj ka reaguar deputetja Kadaj-Bujupi, ajo tha se administrata këtu nuk ka të bëjë fare. Ajo fajësoi kryetarin e këtij komisioni për shkelje të ligjit. “Së pari e keni shkel ligjin, sepse me ligj është dashtë që në momentin kur e keni kuptuar  që ka pretendime për vepra penale nga një institucion, ke pasur  obligim të raportosh. Nuk është korrekte që nuk na ke njoftuar për letrën. Ajo më tej pyeti kryetarin e këtij komisioni, Shkëmb Manaj se përse e ka mbajtur të fshehtë këtë kërkesë. Deputeti Manaj pastaj i është përgjigjur deputetes së AAK-së se me te njihet moti, por pa dhënë shpjegime për anashkalimin e raportit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht …