Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Lëvizja Vetëvendosje njofton se janë arrestuar deputetet e saj, Aida Dërguti dhe Donika Kadaj Bujupi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi nuk është lejuar të hyjë në Kuvend. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës. Njoftohet  se arrestimi i deputetes, Donika Kadaj Bujupi është bërë pasi i është gjetur një sprej. Ndërkohë, Vetëvendosja nëpërmjet adresës elektronike ka njoftuar se sapo kanë marrë lajmin se pushteti ka urdhëruar arrestimin e deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastisjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia ka arrestuar edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët duke këmbëngulur që marrëveshja për demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën.U bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …