Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Dude Balje, e konsideron të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë

Deputetja boshnjake, Dude Balje, e konsideron  të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë. Në një intervistë për Euronews Albania, Balje ka thënë se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen. Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, ka thënë Balje. Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …